51 pikë të LeBronit, kohë shtesë dhe incident në fund – mirë se erdhët në finalen e NBA

Basketboll 01 Qershor 2018 11:53

Në ligën NBA ka filluar seria finale ndërmjet ekipeve Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers dhe ndeshja e parë dëshmoi pikërisht atë që është thënë në paralajmërimet e Insportit për plejofine kësaj lige.

Përderisa në Perëndim, asnjë individ nuk ka më shumë fuqi sesa ekipi i Golden State Warriors, që në përbërjë të plotë është i pandalshëm, në Lindje, një njeri – lojtari më i mirë i kësaj gjenerate, LeBron James, arriit të udhëheqë ekipin e tij drejt finales dhe të luajnë në finalen e tij të tetë me radhë dhe të nëntën në karrierë.

Në ndeshjen e parë finale, LeBron hyri si njeri me mision të qartë – ta fitojë ndeshjen dhe ti marrë Golden Stateit epërsinë e terrenit vendës në këtë seri.

Mbreti shënoi 51 pikë, që është rekord i tij për ndeshjet e plejofit dhe kur ia shton kësaj edhe 8 kërcime, 8 asistime dhe 10/11 efikasitet në gjuajtjet e lira, del se kjo ka qenë një prej shfaqjeve më të mira në histori të basketbollit.

Mirëpo, shfaqja historike, nganjëherë nuk mjafton kur përballë është ekipi më i mirë i viteve të fundit, dinastia moderne e ligës NBA, që ka potencial të pakufishëm ofenziv dhe nuk po heziton që ta përdorë atë në secilin duel të plejofit.

Në fakt, finishi i kohës së rregullt ishte dramatik, por Clevelandi e kishte fatin e ndeshjes në duart e veta. Ekipet hynë me rezultat 104:104 në minutën e fundit. LeBron James shënoi për 106:104.

Steph Curry më pas shënoi dhe u falua për 106:106 dhe pas gjuajtjes së lira ishte 107:106. Në aksionin pasues Hill u faulua, kishte dy të lira, nga të cilat shënoi vetëm njërën, Clevelandi e mori kërcimin në sulm dhe topi sërish përfundoi te Hill tek vija e tre pikëshit, por ky basketbollist huqi nga distanca dhe 48 minuta basketboll përfunduan 107:107.

Në pesë minutat shtesë, Goladen Statei nuk e kishte ndër mend ti linte rastit asgjë. Ky ekip shënoi 15 pikë për këto 5 minuta dhe fitoi 122:114.

Fundi i ndeshjes u karakterizua dhe më një incident, ku pati shtyrje dhe ofendime midis lojtarëve, dhe Thompson u përjashtua nga loja. Pamjet mund ti shikoni më poshtë.