Albin Tahiri në finale të olimpiadës dimërore!

Pyeonchang 2018 10 Shkurt 2018 11:20

Skitari alpin i Kosovës, Albin Tahiri ka kaluar me sukses dy stërvitjet e para në diciplinën më të shpëjtë në lojërat olimpike dimërore, “downhill”. Në këtë rast, ai ka fituar të drejtën që të pushoj dhe mos të merr pjesë në stërvitjen e sotme, pasi nuk është diskualifikuar në dy lëshimet e para.

Finalja e lëshimit të shpejtë (downhill), mbahet të shtunën pas mesnate në orën 03:00.

Insporti do të jetë live me finalen e parë në lojërat olimpike dimërore, Pyeongchang 2018, në eventin historik për sportin kosovar. /insporti.com