Anglia ka lënë prapa emra të mëdhenj, kjo është lista e 25 lojtarëve që shkojnë në Rusi

Futboll 16 Maj 2018 15:28

Anglia ka shpallur listën e 25 lojtarëve që do të udhëtojnë në Rusia 2018, ku do të zhvillohet Kupa e Botës. Kjo listë ka ngjallur menjëherë polemika pasi shumë emra të mëdhenj të futbollit anglez nuk janë selektuar të përfaqësojnë Kombëtarën Angleze.

Jack Wilshere është zyrtarisht janë skuadrës udhëtuese në Rusi, sipas shumë analistëve të futbolli mesfushori anglez nuk është stabil për shkak të problemeve të shumta me lëndime.

Trent Alexander-Arnold, i riu i cila ka shkëlqyer këtë sezon me Liverpoolin është ftuar për herë të parë të përfaqesojë Kombëtarën e Anglisë, vendim ky i Gareth Southgate, që është cilësuar si i vrullshëm.

Mungesë tjetër për Anglisë do të jetë Adam Lallana, i cili për mungesë të paraqitjeve për klubin e Liverpoolit nuk ka mbushur mendjen e Southgate, i cili nuk është bindur se mesfushori ka vend në 25-shën që shkon në botërorë.

Befasi tjetër në listën e të përzgjedhurve të Southgate është Ruben Loftus-Cheek i cili paraqitet për Crystal Palace.

Anglia në Kupën Botërore, për të kaluar në raundin e 16-të më të mirëve, në grup do të luftojë kundër Tunisit, Panamas dhe Belgjikës. /Insporti.com

Lista e të ftuarve nga Gareth Southgate: