Në Arsenal të pavendosur, Henry apo Arteta – De Laurentiis tregon kush është trajneri i ri

Futboll 17 Maj 2018 17:43

Arsenali ende është në kërkim të trajnerit të ri, pasi Arsene Wenger, njoftoi muajin e kaluar se në fund të sezonit do të largohet nga klubi që udhëhoqi 22 vjet.

Londinezët nuk arritën të sigurojnë shërbimet e trajnerit gjerman Thomas Tuchel i cili nënshkroi me Paris Saint-Germain. Në diskutime janë edhe ish lojtari dhe ndihmës trajneri i Pep Guardiolas, Mikel Arteta dhe Carlo Ancelotti. Për Ancelottin është njoftuar nga presindeti i Napolit, se ai ka nënshkruar me Arsenalin. 

Kryesia e Arsenalit tashmë ka vendosur të bisedoj edhe me legjenden e klubit, Thierry Henry.

Henry për momentin është i angazhuar si ndihmës trajner tek Kombëtarja e Belgjikës dhe ka kontratë gjithashtu me Sky Sports, si analist i Premier League. Bisedimet do të ndodhin javën e ardhme për plane konkrete të Arsenalit, qe duken të jenë modeste për sezonin e ardhshëm, dhe se a është i gatshëm Thierry Henry të pranoj një ofertë të tillë, e cila megjithatë ka rreziqet e veta për karrierën e tij nëse dështon të shënoj sukses. /Insporti.com