Arsyeja pse i thonë “shuteri” më i mirë në histori të NBA

Basketboll 16 Maj 2018 10:25

Stephen Curry është një nga fundorët më të mirë në NBA, dhe armën më të fortë në arsenalin e tij ka efikasitetin nga gjuajtjet nga gjysme distanca dhe për tre pikë.

Vitet e fundit, Curry ka mahnitur ligën amerikane të basketbollit, duke shënuar pikë nga gjuajtjet e pamundura në lojë. Curry i ka thyer rekordin vetes 4 herë, për më së shumti tre pikësha të shënuar gjatë një sezoni. Ai mban rekordin në NBA me 402 tre pikësha të shënuar gjatë një sezoni.

Këtë epitet të basketbollistit më efikas e ka dëshmuar, në seancë stërvitore me skuadrën e tij, Golden State Warriors.

Steph Curry ka shënuar 16-të trepikësha me radhë për pak se 58 sekonda.

Video ku shihet Curry duke shënuar 16 treshe me radhë: