Ashtu siç është pritur, Golden State Warriors kampion (VIDEO)

Basketboll 09 Qershor 2018 15:41

Golden State Warriors ia ka dalë të mbrojë titullin kampion në NBA, pasi mposhti bindshëm në finale, 4-0 me ndeshje, Cleveland Cavaliers.

Në Quicken Loans Arena të Clevelandit, Warriors shënuan edhe fitoren e fundit me rezultatin 85-108, atë që ju duhej për të mbyllur finalen dhe për t’u shpallur kampion.

Kampionët dominuan sfidën veçanërisht në fraksionin e parë dhe të tretë, ku edhe siguruan distancën nga kundërshtari, ndërsa LeBron James nuk arriti të dalë në lojën e tij.

Ylli i Cavs regjistroi vetëm 23 pikë, 8 asiste dhe 7 kërcime, teksa u la në hije nga Stephen Curry i jashtëzakonshëm, me 37 pikë, 4 asiste dhe 6 kërcime.

Kjo ishte finalja e katërt radhazi që shikonte përballë njëra-tjetrës Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers, me këta të fundit që kanë fituar vetëm një herë dhe kanë humbur 3 të tjerat.

Lojtari mirë i finaleve është shpallur Kevin Durant pë herë të dytë radhazi. /Insporti