Atletico fitues i Europa League, mposht Marseillen në Francë (VIDEO)

Futboll 16 Maj 2018 22:43

Atletico Madridi është fituesi i Ligës së Evropës për vitin 2018.

Skuadra e Diego Simeones ka triumfuar 3:0 në finalen e Europa League ndaj Marseille, të luajtur në “Stade de Lyon” të Francës.

Atletico dominoi gjatë gjithë ndeshjes, ku fillimisht kaloi në epërsi me anë të Antoine Griezmann, pas 21 minutave lojë.

Madrilenët e nisën furishëm edhe pjesën e dytë, ku Griezmann realizoi për të dyfishuar epërsinë, në minutën e 49′.

Për rezultatin përfundimtar 3-0 u përkujdes Gabi, që shënoi një minutë para fundit.

Kjo ishte finalja e tretë dhe trofeu i tretë i Europa League për Atleticon, që më herët e kishte fituar atë në vitet 2010 dhe 2012.

Atletico Madrid tani do të luajë në finalen e Superkupës, me fituesin e ndeshjes Liverpool – Real Madrid. /Insporti.com