Barcelona – Sevilla, debutim historik i VAR

Futboll 10 Gusht 2018 10:29

Federata Spanjolle e Futbollit ka zyrtarizuar se në finalen e Superkupës së Spanjës mes Barcelonës  dhe Sevillës, do të bëjë debutimin sistemi VAR.

Sipas Federatës, gjyqtari përgjegjës për VAR do të jetë Carlos del Cerro Grande dhe do të ketë ndihmës Jesus Gil Manzano dhe Angel Nevado Gonzalez.

Të dy klubet kanë pranuar përdorimin e teknologjisë për këtë ndeshjes, ndërsa VAR-i do të përdoret këtë edicion edhe në La Liga.

Barça dhe Sevilla luftojnë për titullin e parë për sezonin 2018/19 të dielën, me 12 gusht, ndeshja do të zhvillohet nga ora 22:00. /Insporti.com/