Bashkimi nënshkruan edhe me dy lojtarë

Superliga 09 Shtator 2018 16:47

KB Bashkimi ka bërë të ditura dy përforcimet e radhës.

Pas rikthimit të Gazzali Makasqi dhe vazhdimit me Ergin Grosha, ekipi nga prizreni ka njoftuar për dy transferimet e reja.

Bëhet fjalë për Ujkan Karanezin dhe Rinor Pecin.

Këto janë dy njoftimet nga klubi prizrenas në faqen zyrtare në Facebook:

“Ujkan Karanezi, bashkohet me Bashkimin. Ujkani (23 vjeçar, 203cm) lojtar i krahut, sezonin 2016/17 luajti për ” Golden Eagle Ylli”, kurse sezonin 2017/18 për ish KB ” Kalaja”. Ujkani do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë në të ardhmen, pas marrëveshjes së arritur me drejtuesit e skuadrës sonë”, ka shkruar KB Bashkimi.

Ujkan Karanezi, bashkohet me Bashkimin!Ujkani (23 vjeçar, 203cm) lojtar i krahut, sezonin 2016/17 luajti për " Golden…

Posted by KB Bashkimi Official on Sunday, 9 September 2018

Rinor Peci, nënshkruan me KB ” Bashkimi”

Rinori (20 vjeçar, 185cm) luan në pozitat 1/2 dhe para angazhimit në skuadrën tonë, ai djersiti fanelën e ” Sigal Prishtinës” për disa vite.
Rinori do të mbrojë ngjyrat portokall e zi.

Suksese Rinor !, ka njoftuar klubi. /Insporti.com/

Rinor Peci, nënshkruan me KB " Bashkimi"Rinori (20 vjeçar, 185cm) luan në pozitat 1/2 dhe para angazhimit në skuadrën…

Posted by KB Bashkimi Official on Sunday, 9 September 2018