Bashkimi për vazhdimësi, Prishtina për rikthim

IP Superliga 16 Maj 2018 15:13

Bashkimi dhe Sigal Prishtina do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e dytë të serisë finale në play-off-in e IP Superligës së Kosovës në basketboll. Prizrenasit janë në përparësi, pasi e kanë fituar ndeshjen e parë në kryeqytet (84:81) dhe fitorja eventuale në ndeshjen e sotme do t’i afronte edhe më tepër titullit të kampionit, i cili i takon skuadrës që i shënon tri fitore.

Në anën tjetër, Sigal Prishtina e ka shpërdoruar epërsinë e palestrës vendëse dhe do ta ketë shumë vështirë të mbrojë titullin. Ndeshja fillon në orën 20:0 dhe zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.