Besa konfirmohet në pozitën e parë

Superliga 14 Prill 2018 19:39

Besa FamGas e ka fituar ndeshjen e javës së 25-të ndaj rivalit kryesor për titullin e kampionit, Prishtinës, me rezultat 31:24. Mysafirët gjatë gjithë kohës ishin në epërsi dhe fitorja e tyre nuk u rrezikua për asnjë moment. Me këtë fitore skuadra pejane është përforcuar në pozitën e parë, tani me 48 pikë, katër më shumë se kryeqytetasit dhe tashmë është e sigurt se në play-off do të startojë nga kjo pozitë.

Pjesa e parë përfundoi me dy gola epërsi për mysafirët (17:15) dhe pritej që vazhdimi të jetë edhe më interesant. Megjithatë, Besa Famgas edhe pas pushimit ishte më e mirë, madje e shtoi epërsinë, e cila në fund ishte shtatë gola, 31:24. Më efikasi te skuadra fituese ishte Drilon Tahirukaj me 6 gola, ndërsa po aq shënoi edhe Vlerëson Zherka i Prishtinës.