Boksieri që krenohet me humbjet, 300 meçe në karrierë – 279 humbje

Boks 03 Gusht 2018 15:33

300 meçe të zhvilluara dhe 279 humbje si boksier profesionist, ky është Kristian Laight, që ka vetëm 12 fitore dhe boksieri që asnjë kundërshtar nuk e ka mposhtur me nokaut.

Edhe pse është në një seri prej 53 meçeve pa fitore, Laight nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai në çdo meç shkon me nxirje në njërin sy, por Laight është prej boksierëve që “humb për të siguruar të ardhura”, shkruan Sky Sports.

Vikendin e shkuar Laight arriti një statistikë të mrekullueshme – meçin e tij të 300-të si profesionist. Por edhe këtë e humbi, përcjell KD.

“Unë kurrë nuk kam qenë i suksesshëm dhe pranoj që suksesi më ka munguar në boks gjatë tërë karrierës. Por të arrij 300 meçe është një arritje e madhe. Unë gjithashtu kur nuk jam mposhtur me nokaut dhe as që kam mposhtur dikë me nokaut. Kam qëndruar në këmbë dhe fëmijët e mi do të jenë krenar me mua kur të rriten”, thotë Laight. “Sigurisht, që unë jam një dështim në aspektin e boksit, por kur djali im i vogël të bëhet më i vjetër, njerëzit do ta pyesin nëse ai është ushqyer dhe ka pasur rroba në trup. Ai i ka pasur të gjitha kurse unë kam dalë në ring dhe kam dhënë më të mirën nga vetja për të fituar për familjen time”.

Ai thotë se personalisht karrierën në boks e sheh si të suksesshme, pasi ka qenë në gjendje që për kaq shumë vite të mbajë punën e tij, gjë që nuk ka mundur ta bëjë në të shkuarën…