Calhanoglu deklarohet pas asaj që ndodhi me Gattuson (VIDEO)

Futboll 05 Tetor 2018 13:29

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, ka komentuar fitoren e ekipit kundër Olympiacosit dhe ka folur paksa për momentin që ndodhi me gattuson.

Teksa i gjithë ekipi po festonte golin e barazimit 1-1 nga Cutrone, Calhanoglu u afrua te stoli për të pirë ujë, diçka që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të tij: “sa je futur në lojë, pse vjen të pish ujë!”.

“Gattuso? Është shumë i rëndësishëm për mua. Dua ta falënderoj, mendon shpesh për mua bashkë me stafin e tij”, u shpreh turku.

“Olympiacos është një skuadër e fortë. Unë dhe Cutrone kemi bërë mirë. Patrick ka bërë dy gola të rëndësishëm”, shtoi Calhanoglu.

“Unë dua të vazhdoj të luaj si sot dhe të dielën na pret një ndeshje e rëndësishme në shtëpi kundër Chievos. Duam të fitojmë”, ka përfunduar Clahanoglu. /Insporti.com/