Casillas merr vendim

Futboll 17 Maj 2018 19:22

Legjenda e portës së Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas kaloi edhe një tjetër edicion të suksesshëm, megjithëse tashmë është 37-vjeçar. Ndonëse pritej të largohej nga skuadra e tij aktuale, Porto, ai e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit. “Sot është një ditë shumë e lumtur për mua!! Do të vazhdoj edhe një vit tjetër me Porton. Faleminderit për mbështetjen”, shkroi në “Twitter” ish-portieri i Real Madrid.

Sipas medieve portugeze, Casillas ka pranuar një ulje të pagës për të vazhduar aventurën e tij me Porton. Casillas fitoi titullin kampion në Portugali këtë sezon. Përshtatja e familjes së tij në Portugali duket se ka qenë faktori kryesor që portieri spanjoll të mos largohej nga Porto.