Celtics fantastik ndaj Cavaliers (VIDEO)

Basketboll 16 Maj 2018 08:38

LeBron James e tha fjalën e tij, por Cleveland Cavaliers u dorëzuan sërish para Boston Celtics në “TD Garden”.

I mahnitshëm ishte 31-vjeçari me “triple double”: 42 pikë, 12 asite dhe 12 kërcime, por magjia e “Mbretit” James sërish nuk mjaftoi para skuadrës më të titulluar në historinë e NBA.

Celtics triumfuan 107–94 edhe ndeshjen e dytë të serisë finale në Konferencën e Lindjes dhe tashmë shkojnë me moralin e duhur në dy përballjet e radhës që do të zhvillohen në  “Quicken Loans Arena” të Clevelandit.

Cavaliers imponuan ritmin e tyre gatë pjesës së parë, sidomos në çerekun e dytë, duke krijuar një diferencë prej 11 pikësh, me rezultat 44-55. James bënte detyrën për miqtë, por Bostoni, edhe pa Irving, arriti të ringrihej gradualisht falë forcës së grupit dhe ndihmesës së padiskutueshme që dhanë lojtarët e bankës së rezervistëve, duke marrë avantazhin në fund të çerekut së tretë, për të fituar në fund me 13 pikë epërsi.

Brown (23), Rozier (18), Horford (15), Marc Morris (12), Smart (11) e Tatum (11), janë plot 6 basketbollistë të Celtics që shënuan mbi 10 pikë, ndërsa në radhët e Cavs, James nuk u ndihmua sa duhet nga shokët e skuadrës, me Kevin Love që shtoi 23 pikë, ndërsa Korver vetëm 11 pikë.

Finalistët e sezonit të kaluar do të kenë probleme të përmbysin epërsinë e serive të Celtics, që tani posedon rezultat prej 2-0 /Insporti.com