Çerek shekulli pa Drazen Petrovicin – shikoni pamjet nga magjia e lojës së tij (VIDEO)

Basketboll 07 Qershor 2018 18:45

Sot shënohen 25 vjet që nga rasti tragjik i vdekjes së Darzen Petrovicit në një aksident komunikacioni në Gjermani.

Basketbollisti më i mirë i gjeneratës së tij në Kroaci dhe në Evropë ka vdekur në moshën 29 vjeçare, pasi për herë të parë ishte përzgjedhur në pesëshen e tretë të ligës NBA dhe e kishte zhvilluar sezonin më të mirë në planin individual.

Basketbollisti që karrierën e kishte nisur në Sibenik, më pas me Cibonën kishte fituar dy herë titullin e kampionit të Evropës, dhe e kishte vazhduar me tituj e torfe të tjerë edhe në Real Madrid, më 1989 kaloi në NBA në ekipin Portland Trail Blazers.

Pas dy sezoneve bë Portland, u transferua në New Jersey Nets, ku shkëlqeu dhe vendosi rekorde për efikasitet nga gjuajtjet për tri pikë, që kanë qëndruar deri vonë.

Shikoni pamjet nga disa prej çasteve më të magjike në karrierën e tij.