Chelsea fiton me spektakël dhe merr kreun në Premierligë

Futboll 07 Tetor 2018 17:13

Chelsea ka marrë kreun në Premierligë pas fitores në udhëtim te Southamptoni.

Skuadra e Maurizio Sarrit mposhti Southamptonin me rezultatin e thellë, 3 me 0, përcjell Insporti

Golat për blutë i shënuan Eden Hazard (30′), Ross Barkley (57′) e Alvaro Morata në minutat shtesë të takimit.

Chelsea tani të paktën përkohësisht kryeson si lider, me 20 pikë pas tetë xhirove në kampionat.

Në pozitën e dytë dhe të tretë renditen City e Liverpooli, që sot përballen në “Anfield”. /Insporti.com/