Chelsea zbulon numrat e lojtarëve për sezonin 2018/19, ja cilët i kanë zgjedhur Kepa e Kovacic

Futboll 11 Gusht 2018 09:37

Chelsea ka zbuluar numrat e futbollistëve që do t’i kenë për sezonin 2018/19. Mateo Kovacic, i huazuar nga Real Madridi, do ta mbajë të veshur të Chelsea fanellën me numrin 17.

Portieri më i shtrenjtë në botë, Kepa Arrizabalaga, ka zgjedhur numrin 1 – pas largimit të Thibaut Courtois drejt Real Madridit.

Kurse talenti 17 vjeçar, të cilit i është premtuar se do të ketë minuta te Blutë e Londrës, do ta veshë fanellën me numrin 20.