Çudia ndodh në futbollin brazilian, portieri e bën këtë gjatë ndeshjes (VIDEO)

Futboll 14 Maj 2018 17:18

Kampionati brazilian njihet për çuditë apo rastet e pazakonta që ofron, por ky në ndeshjen e mbrëmshme mes Atletiko Paranaense dhe Atletiko Minero ka bërë shumë bujë nëpër rrjetet sociale.

Është portieri i ekipit vendas, që në një moment që skuadra ishte në sulm, ai mori në duar telefonin që mbante pas porte.

Ai e mbajti aparatin e tij celular për më shumë se 12 sekonda, por pa vënë në rrezik portën.