Dardan Berisha shpallet kampion në Çeki

Basketboll 25 Maj 2018 00:03

Dardan Berisha me skuadra e tij Nymburk ka fituar titullin e basketbollit në Çeki duke triumfuar ndaj ekipit Opava.

Nymburk ka fituar me rezultat të thellë 73-114, duke e fituar kështu titullin e 15-të me radhë në ligën e basketbollit çek.

Dardan Berisha ka shënuar 15 pikë në 13-të minuta sa ka qenë në fushë, duke gjuajtur 7/9 nga parketi. Ai ishte perfekt ne tentimet për dy pikë, 6/6. /Insporti

Dardan Berisha pasi është shpallur kampion, ka postuar një foto në rrjetet social me mbishkrimin: “Kampionët e Republikës së Çekisë 2017/2018”

Champions of Czech Republic 2017/2018 🏆🇨🇿 #KAMPION.

A post shared by DB11 (@dardanberisha11) on