Davitkov nuk i fsheh ambiciet për ta fituar grupin

Basketboll 13 Shtator 2018 23:40

 

Përzgjedhësi i Maqedonisë, Jordanco Davitkov e ka vlerësuar shumë të mirë ndeshjen me Kosovën, ndërsa ka theksuar se kishin ardhur me idenë për të shënuar fitore. “Në vitin e kaluar humbja këtu na erdhi si befasi, por këtë herë në përbërje i patëm shtatë basketbollistë tjerë. Luajtëm mirë, aplikuam mbrojtje të fortë dhe arritëm të fitojmë, që ishte edhe synimi ynë”, ka thënë Davitkov, i cili e ka lëvduar atmosferën dhe lojën e Kosovës.

“Në palestra dhe atmosferë të tillë është kënaqësi të luash, por edhe vështirë. Ka qenë gjithçka fantastike”,

Trajneri maqedonas, e ka veçuar lojën e Dardan Berishës. “Berisha ishte fantastik dhe i pandalshëm, duke shënuar edhe nga pozitat më të vështira”

I pyetur nga Insporti nëse loja e treguar sonte mjafton për ta fituar grupin, Davitkov është përgjigjur: “Nuk besoj se Kosova mund të na befasoj në Shkup, pasi këtu e pati rastin për shkak të terrenit dhe përkrahjes.  Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme dhe synimi është që ta fitojmë grupin, ndonëse gjithçka është ende e hapur”.