Derbi vendoset në sekondat e fundit – pamje dramatike në Prizren

Superliga 23 Shtator 2018 19:06

VIDEO

Takimi ndërmjet kampionit aktual të Kosovës Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit u vendos në sekondat e fundit, pas një finishi të shkëlqyeshëm dhe minutës së fundit me rezultat shumë të ngushtë.

Takimi i zhvilluar para një numri të vogël të shikuesve filloi qetë dhe pas epërsisë 11:8 të Bashkimit, mysafirët hynë në seri të shënimeve, morën epërsinë, tek rezultati 11:13 dhe më nuk shikuan prapa.

Golden Eagle Ylli pjesën e parë të ndeshjes e përfundoi me epërsi 43:37 dhe është interesante se loja efikase në sulm dhe me shumë vrapim vazhdoi edhe në pjesën e dytë.

Golden Eagle Ylli kishte epërsi 74:66 më pak se 5 minuta deri në fund të ndeshjes, mirëpo, Bashkimi fillimisht e afroi rezultatin në 76:78 dhe, kurse në minutë ne fundit, ekipet hynë më rezultat 78:82.

Pas një periudhe të gabimeve personale taktike ishin Leonard Mekaj dhe Gazali Makasqi që u shndërruan në protagonistë të ndeshjes.

12 sekondat e fundit të lojës efektive zgjatën gati 5 minuta për shkak të fauleve dhe tajm auteve që kërkonin trajnerët si ndërhyrje taktike në lojë, raporton Insporti.

Asnjëri nuk ishin plotësisht preciz nga gjuajtjet e lira, kurse Makasqi edhe pse shënoi një treshe shumë të rëndësishme, kishte dy të lira, kur rezultati ishte 83:85, por shnëoi vetëm një tentim dhe kjo doli të jetë përcaktuese.

Goldn Eagle Ylli fitoi 86:84 në Prizren, duke i mundësuar start të suksesshëm trajnerit Arben Krasniqi dhe duke e vendosur nën presion, që nga fillimi i sezonit, kampionin aktual, Bashkimin.

Mekaj me 12 pikë dhe 11 asistime, edhe pse gjuajti 2/7 nga gjuajtjet e lira, luajti 40 minuta dhe ishte ndër më të dalluarit tek ekipi fitues bashkë me amerikanët Jones (21 pikë, 6 kërcime, 8/14 nga fusha) dhe Banks( 15 pikë e 11 kërcime), raporton Insporti.

Tek Bashkimi, Gorski me 19 pikë për 22 minuta dhe Ekvan ijazi me 17 pikë dhe 6 kërcime ishin ndër të dalluarit.