Djokovic dominon në finale

Tenis 10 Shtator 2018 13:54

Novak Djokovic ka triumfuar në US Open, në Nju Jork pasi në finale mundi Juan Martin Del Potron, me rezultat 3:0, në sete 6:3, 7:6 dhe 6:3.

Serbi Djokovic, bartësi i gjashtë në këtë turne, tregoi formë të shkëlqyeshme në finale dhe që nga gejmi i tetë të setit të parë, kur theu shërbimin e kundërshtarit për të kaluar në epërsi 5:3 nuk shikoi prapa, raporton Insporti.

Duhet thënë se Del Potro, pas një seti të dytë shumë të mirë dhe interesant, e kishte rastin ideal për tu kthyerr në meç sepse seti shkoi në tie break dhe Del Potro kishte epërsi 3:1, mirëpo, nuk e mbajti përqendrimin në momentet vendimtare, e humbi setin e dytë dhe seti i fundit ishte praktikisht vetëm formalitet.

Djokovic edhe në këtë meç, krahas lojës shumë të mirë, pati probleme edhe me sjelljen e tij, duke shkëmbyer të shara dhe duke komunikuar me publik në mënyra të ndryshme, përdori taktikat e ndryshme për vonim të shërbimit dhe acarim të nervave të kundërshtarit, gjëra që gjyqtarët vazhdojnë t’ia lejojnë tenistit që dikur ishte i pari në botë.

Ky është grand slem turneu i 14-të për Novak Djokovicin, i cili tani ëhstë më i pasur për 3,8 milionë dollarë, sa i takojnë fituesit të këtij turneu, bën të ditur Insporti duke u bazuar në shifrat zyrtare për fondin e shpërblimeve, që në total arrinte shifrën 53 milionë dollarë dhe në statistikat zyrtare.