Djokovic kërcënon Nadalin

Tenis 14 Shtator 2018 09:03

Pas triumfit në Wimbledon erdhi ai në US Open dhe gradualisht Novak Djokovic është rikthyer tenisti i dikurshëm, i pamëshirshëm në fushë, duke u ngjitur në vendin e tretë të renditjes botërore.

Para tij janë dy rivalët e tij më të fortë, Rafael Nadal dhe Roger Federer, por tenisti serb nuk njeh pengesa.

Nuk e mohoj që të rikthehem numri 1 në botë është një objektiv. Këtë gjë e ëndërrojnë të gjithë tenistët”, u shpreh Djokovic.

Do të përpiqem të vë në vështirësi Nadal dhe të rikthehem në krye që këtë vit. Në 3 muajt e fundit kam bërë një paraqitje të mirë dhe dua ta ruaj këtë nivel deri në fund të sezonit. Dhe nëse arrij të luaj kështu, kam shumë shanse që të realizoj sa më shpejt objektivin tim”,deklaroi tenisti serb Novak Djokovic.

Tani nis pjesa e fundit e sezonit, me turnetë aziatikë e ata europianë, që mund ta ndryshojnë sërish renditjen botërore.

Nuk do të jem në Kupën Davis, do të luaj në Laver Cup, ndërkohë që nuk kam vendosur nëse do të jem apo jo në turneun e Pekinit. Do të jem në Shangai… Kam shumë ide në mendjen time dhe asgjë të sigurtë, ndaj nuk e di se çfarë do të ndodhë. Do të jetë një fundsezon i vështirë, por edhe interesant”, tha Djolovic.