Dortmund merr kryesimin (VIDEO)

Futboll 14 Shtator 2018 22:31

https://streamable.com/so382Borussia Dortmund ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Enitracht Frankfurt, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit gjerman. Një fitore që i dhuron verdhezinjve kreun e renditjes në Bundesliga, të paktën përkohësisht, pasi numërojnë 7 pikë në tre ndeshje, një pikë më shumë se rivalët, Bayern Munich, Wolfsburg dhe Hertha Berlin, por me këto të fundit që kanë luajtur vetëm dy ndeshje.

Borussia Dortmund ka kaluar në avantazh që në pjesën e parë, kur në të 36’ Diallo ka dërguar topin në rrjetën e Eintracht Frankfurt. Në të 68’ miqtë kanë barazuar  rezultatin, me gol të shënuar nga Haller. I menjëhershëm ishte reagimi i Dormtund që vetëm katër minuta më pas është rikthyer në epërsi me golin e shënuar nga Wolf. Kur mbeteshin edhe dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Paco ka thelluar epërsinë e verdhezinjve.