Drita – Prishtina, ‘Intelektualët’ e kanë një lajm të rëndësishëm

Futboll 10 Gusht 2018 23:46

Drita – Prishtina është ndeshja që do ta hap edicionin 2018/19 në futbollin e Kosovës, raporton Insporti.

Kjo ndeshje vlen për Superkupën e Kosovës në futboll derisa do të luhet të hënën në stadiumin e qytetit në Prishtinë duke filluar nga 20:00.

Takimi në fjalë do të jetë i veçantë pasi që për herë të parë do luhet në stadiumin e rinovuar të Prishtinës pas gati tri viteve.

Atmosfera pritet që të jetë e nxehtë teksa tifozët e Dritës, Intelektualët’ kanë paralajmëruar ardhjen në kryeqytet si gjithmonë në mënyrë të organizuar.

“Tubimi i Intelektualëve behet te “Sheshi i Qytetit tone” prej orës 15:30 kurse ne ora 16:30 nisemi për Prishtinë. Intelektualët do te vendosen ne pjesën veriore te stadiumit, andaj ftohen te gjithë qe t’i blejnë biletat ne sektoret e tribunës veriore”, shkruhet në njoftimin e ‘Intelektualëve’.

Drita në këtë ndeshje vjen si kampione e Kosovës kurse Prishtina si fituese e Kupës. /Insporti.com/