Dueli i vitit: Lomachenko – Linares, gjithçka që duhet të dini

Boks 10 Maj 2018 17:17

Të shtunën më 12 Maj në Madison Square Garden do të zhvillohet një nga meçet e vitit në sportin e boksit ndërmjet mbretit të kategorisë së peshave të lehta Vasyl Lomachenko dhe magjistarit teknik Jorge Linares.

Në këtë meç boksierët do të garojnë për titujt WBA dhe atë të peshave të lehta nga Ring Magazine.

Ka kohë që një meç si ky, është cilësuar si takim i dy bokësierëve më të mirë të gjeneratës së tyre dhe një nga momentet e mira për fansat e boksit pasi që ndërtimi i këtij dueli ka qenë fer dhe i drejtë.

Vasyl Lomachenko mban bilanc prej 396 fitore dhe vetëm humbje si boksier amator, ndërsa si profesionist ai ka 10 fitore dhe një humbje me vendim të gjyqtarëve.

Ukrainasi edhe pse më i shkurtër se kundërshtari i tij mendohet se do të fitojë këtë duel përkundër përvojës më të madhe të Linares. Lomachenko konsiderohet si boksieri më i kompletuar në kategorinë e tij. Ai poashtu është kampion i dyfisht olimpik (2008, 2009).

Në anën tjetër Jorge Linares si profesionist ka bilanc me 44 fitore(27 nokauta) dhe 3 humbje dhe është testi më i rëndë deri më tani për kundërshtarit e tij nga Ukraina. 

Ky meç fillon të shtunën rreth orës 2:00 pasmesante.

Vasyl Lomachenko vsJorge Linares  
30Mosha32
e majta Dorae djathta
170cmGjatësia 173cm
166cmGjatësia e duarve 175cm
10Fitore44
1Humbje3
0Barazime0
8KO 27
6-0Gjashtë të fundit 6-0