Dy vjet më parë dhe dy gola – shikoni pamjet kur Kosova mundi Ishujt Faroe

Nations League 10 Shtator 2018 13:24

Takimi ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe, që zhvillohet sonte dhe fillon në ora 20:45 ka gjasa të jetë sfida ku shënohet fitorja e parë e Kosovës  në gara të UEFA-s.

Kosova me Ishujt Faroe kishte zhvilluar më herët një ndeshje miqësore, në vitin 2016 dhe kishte shënuar fitore 2:0.

Atëbotë golat për Kosovën i kishin shënuar Albert Bunjaku dhe Elbasan Rashani, kurse takimi i ishte zhvilluar në Gjermani.

Kosova konsiderohet favorite në këtë ndeshje dhe pas barazimit pa gola në Baku me fitore eventuale në Prishtinë, mund të imponohet si favorit në grupin ku bëjnë pjesë edhe Azerbajxhani dhe Malta.

Shikoni pamjet nga ajo ndeshje.