E pabesueshme – trajneri i kërkon të huqë, lojtari shënon

Superliga 23 Shtator 2018 19:36

Në takimin ndërmjet Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit,që ishte derbi i xhiros së parë të Superligës së Kosovës në basketboll, ka ndodhur një moment shumë interesant, raporton Insporti

Bashkimi ishte duke humbur 83:85 dhe Gazzali Makasqi i këtij ekipi i kishte dy gjuajtje të lira dhe rastin që të barazojë rezultatin.

Basketbollisti 18 vjeçar i prizrenasve huqi tentimin e tij të parë dhe meqë deri në fund të ndeshjes kishin mbetur edhe më pak se tre sekonda, trajneri i Bashkimit Krunoslav Krijinovic, kërkoi që të huqet tentimi i dytë dhe të kërkohet kërcimi në sulm dhe barazimi i rezultatin.

Edhe pse qartazi shihet se Makasqi gjuajti me qëllim që të huqë, topi përfundoi në kosh, duke e sjellë rezultatin në 84:85 dhe duke i lënë posedimin e fundit, ekipit mysafir.

Videon mund ta shikoni më poshtë, kurse artikullin e plotë për ndeshjen, mund ta lexoni këtu. /Insporti.com