E qëllon rezultatin e saktë në bastore – fiton dhjetëra mijëra Lekë

Futboll 15 Korrik 2018 22:00

Mbyllja e Botërorit ishte fatlume për Francën, e cila fitoi trofeun më të madh futbollistik, pasi mundi 4-2 në finale Kroacinë.

Për ata që kanë preferuar të vënë baste gjatë zhvillimit të aktivitetit, Francë-Kroaci ishte shansi i fundit për të fituar para.

Mund të jenë të shumtë ata që i ka nderuar Franca me fitoren e saj, apo sërish të shumtë që kanë parashikuar një finale me shumë gola.

Por tiketa më e çmendur është kjo që mund të shihni në foton e mëposhtme.

Një qytetar i ka rënë në “kokë” rezultatit final, duke parashikuar fitoren 4-2 të Francës.

Ai ka vendosur 5oo lekë, me koeficientin 151, duke fituar 75,500 lekë.