E refuzoi kalimin te Spartak Moska, kthehet te gjiganti i Premierligës

Futboll 01 Tetor 2018 11:32

Pas një sezoni në Aston Villa, John Terry, ish-kapiteni i Anglisë dhe Chelseat, do të kthehet në klubin ku ka luajtur për 19 vjet, por në një rol të ndryshëm nga ai i kaluari.

37-vjeçari pritej të transferohej në Spartak Moskë këtë muaj, por përfundimisht, ai refuzoi këtë ofertë për arsye familjare.

Tani duket se Terry ka vendosur të shkojë në një rrugë tjetër në karrierën e tij.

Sipas The Sun, Terryt iu është ofruar një rol në trajnimin e ekipit U-23 të Chelseat.

Ai është i vendosur të fitojë 800 mijë funte në vit në aventurën e tij të re.

Terry ka bërë 702 paraqitje për Chelsea gjatë karrierës së tij, ku ka shënuar 65 gola.