E preferojnë futbollin, e injorojnë basketbollin

Kombëtarja 13 Shtator 2018 23:32

Krerët e shtetit të Kosovës ishin të pranishëm më 10 shtator në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, për ta shikuar nga afër ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton Insporti.com.

Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, ish-presidentja Atifete Jahjaga e të tjerë, nuk munguan në ndeshjen e futbollit.

Ndryshe, Kosova sonte luajti sonte ndaj Maqedonisë në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021 teksa gazetarët e Insporti.com raportojnë nga vendi i ngjarjes se asnjë nga krerët e shtetit nuk ishte prezent në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Maqedonia e fitoi këtë ndeshje me shifrat 76:73. /Insporti.com/