EHF merr vendim drastik ndaj Serbisë

Kombëtarja 23 Mars 2018 18:49

Ka reaguar Federata Evropiane e Hendbollit lidhur me situatën e krijuar në Serbi, për ndeshjen e kualifikimit për Kampionatin Botëror në hendboll për femra.

Vendimi i plotë nga EHF:

Miq të dashur të hendbollit,

Dy ndeshjet e para të grupit 5 të garave kualifikuese pë kampionatin botëror U20 në Kovilovo (SRB), ishin planifikuar të zhvillohen sot. Çiftet në këto dy ndeshje të Ditës së parë të turneut ishin Serbi – Kosova në orën 16:00 dhe Norvegji – Sllovaki në ora 18:30.

Sipas informatave të delegacionit të EHF-së (Nebojsha Vujisic nga Mal i zi) situata e krijuar në lidhje me ndeshjen e parë është si më poshtë:

Në orën 15:00 ekipi i KOS, si dhe gjyqtarët e emëruar dhe Delegati i EHF-së ishin të gatshëm për të hyrë në sallën e lojës për të filluar me nxemjet para ndeshjes, e cila ishte paraparë të fillojë në orën 16:00. Megjithatë, ndeshja mes Serbisë dhe Kosovës u mohua nga autoritetet lokale. Ekipi i Serbisë nuk ishte i pranishëm në palestër në atë kohë.

Diskutime të mëtejshme mes delegatit të EHF-së, organizatori lokal nga federata e Serbisë dhe autoritet lokale vazhduan, megjithatë, hyrja në sallën e lojës ende u mohohet të të deleguarve nga EHF si dhe gjyqtarëve, gjithashtu edhe ekipit të Kosovës, ani pse ata ishin të gjithë gati për të hyrë në sallën e lojës dhe për të filluar lojën në çdo kohë. Ekipi i Serbisë nuk ishte i pranishëm në zonën e sallës së lojës asnjë moment gjatë këtij procesi.

Paralelisht me këtë zhvillim, një deklaratë e Federatës së Serbisë u dërgua në EHF, duke informuar se loja mes Serbisë dhe Kosovës është anuluar. Asnjë arsye për anulimin nuk u përmend.

Në kohën e fillimit të lojës, nuk ishte ende e mundur për të hyrë në sallën e lojës për të deleguarit e EHF-së, gjyqtarët dhe për ekipin e KOS, edhe pse ata ishin të gjithë gatshëm për të hyrë në sallën e lojës. Ekipi i Serbiësë, nuk ishte i pranishëm në zonën e sallës së lojës as në këtë kohë.

Bazuar në faktin se Delegati i EHF-së, gjyqtarët dhe ekipi i Kosovës ishin të pranishëm në zonën e sallës lojës dhe ishin gati për të filluar ndeshjen në kohën e caktuar, ekipi i Serbisë nuk ishte i pranishëm në zonën e sallës së lojës në asnjë kohë gjatë zhvillimit të plotë të kësaj situate, para nisjes së planifikuar të ndeshjes. Skuadra e Serbisë nuk ishte gati të zhvillonte këtë takim.

Duke marrë në konsideratë klauzolën përkatëse të Rregulloreve për për kualifikimin e ekipeve (YAC) Serbia është përjashtuar nga turneu dhe nga Grupit 5 i Kualifikimit për Kampionatin Botëror U20.

Ndeshjet e planifikuara ndërmjet ekipeve të Kosovës, Norvegjisë dhe Sllovakisë mbesin të pandryshuara. Ndeshjet që përfshijnë ekipin e Serbisë nuk janë më pjesë e turneut.

EHF rezervon të drejtën për të ndryshuar emërimin e gjyqtarëve për lojën e mbetur të ditës 2 dhe 3.

Informacion në lidhje me trajtimin e mëtejshëm të çështjeve rreth këtij Grupi 5 të Turneut të Kualifikimeve U20 në Serbi, do të pasoj pasi të përfundoj ky turneu.

Menaxhimi i situatës së lidhur me çështjet organizative të turneut në Serbia, do të koordinohen në mes të EHF-së, Delegatit të EHF-së dhe Federatës së Serbisë – si organizator lokal të turneut.

Lutemi që të gjitha palët të marrin shënim për këtë informacion dhe të mbeten me mirëbesim.

FEDERATA EVROPIANE E HANDBALLIT

Markus Glaser
Zyrtari Kryesor i Sportit