Ekskluzive: Vendim “kamikaz” i autoriteteve serbe

Kombëtarja 23 Mars 2018 20:35

Çmenduritë e autoriteteve të politikës serbe nuk kanë të ndalur edhe kur është në pyetje sporti. Pas vendimit skandaloz për moszhvillimin e ndeshjes ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Serbisë në hendboll për femra U20, gjërat kanë shkuar edhe më tutje. Burime të  Insportit njoftojnë se autoritet e këtij vendi kanë marrë vendim për moslejimin e ndeshjeve tjera. Pas përjashtimit të Serbisë nga turneu, ishte paraparë që ndeshjet e tyre t’i zhvillojnë Kosova, Norvegjia e Sllovakia, por as kjo nuk do të ndodhë.

Turneu kualifikues për Kampionatin Evropian është treguar “problematik” që prej vendimit të EHF-së që ai të mbahet në Serbi. Fillimisht u vendos që pjesëmarrësit të paraqiten pa simbole shtetërore, pastaj ndryshoi vendi i turneut nga Kragujevci në Kovilovo, më vonë nuk u lejua ndeshja Kosova – Serbia e së fundi u ndalua edhe turneu në përgjithësi./Insporti.com/