Emër i befasishëm për ta pasuar Mourinhon

Futboll 12 Tetor 2018 18:16

Edicioni 2018/19 nuk mund të kishte nisur më keq për skuadrën e Jose Mourinhos.

Manchester United pas tetë ndeshjeve renditet në pozitën e tetë, me 13 pikë të grumbulluara.

Gjithashtu, përveç rezultateve, shqetësuese janë edhe marrëdhëniet jo të mira mes Paul Pogbas dhe Jose Mourinhos.

Të gjitha këto kanë bërë që portugezi të jetë në fokus, ku shumica e diskutimeve lidhen me një shkarkim të mundshëm.

Emri i fundit që po përmendet nga radhët e Unitedit, është trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Sipas “Calciomercato”, pas pamundësisë për marrëveshje me Antonio Conten apo Zinedine Zidanen, emri i preferuar nga “Djajtë e kuq” është ai i Allegrit.

Në anën tjetër, Mourinho nuk po mendon për largimin, duke dërguar tek drejtuesit e klubit emrat e lojtarëve që kërkon të transferohen në afatin e janarit.