Erjon Kastrati me Olimpijan, kampion të Sllovenisë (Foto & Video)

Basketboll 30 Maj 2018 12:41

Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Erjon Kastrati i cili luan për ekipin slloven Petrol Olimpija, është shpallur kampion me skuadrën e tij në kampionatin slloven të basketbollit.

Olimpija arriti në ndeshjen e pestë në serinë finale ta mposhtë ekipin Krka me rezultat 95-90 në përballjen që u zhvillua mbrëmë dhe me kështu me rezultatin 3-2 në serinë e ndeshjeve finale, u shpall kampion për herë të 17-të në elitën e basketbollit slloven (Liga Nova KBM).

Ky ishte titulli i dytë rresht i Olimpijas në kampionatin slloven dhe i 17-ti në histori të klubit, me ç’rast është klubi me më së shumti tituj në basketbollin slloven.

Përndryshe basketbollisti nga Prishtina, Erjon Kastrati, paraprakisht kishte qenë për pesë vite basketbollist i skuadrës tjetër finaliste Krka, mirëpo vitin e kaluar u transferua te Olimpija. /Insporti.com

 

 

A post shared by Erjon Kastrati (@erjonkastrati) on