FBK dënon gjyqtarët e FIBA-s, mësoni kush e drejton finalen e parë

Superliga 10 Maj 2018 17:30

Daut Mehmeti, Dardan Maxhuni dhe Ngadhnjim Shabani janë dënuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës me nga një ndeshje mos delegim për shkak të ndarjes jo të mirë të drejtësisë në ndeshjen ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Mehmeti e Maxhuni, gjyqtarë me thirrje të FIBA-s për shkak të këtij dënimi nuk do të gjykojnë në ndeshjen e parë të serisë finale të play-off-it, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, e cila zhvillohet të shtunën në kryeqytet, me fillim në orën 19:00. Kjo ndeshje do të drejtohet nga Xhelal Mumini (gjyqtar kryesor), Elion Obërtinca dhe Elldin Uglari (gjyqtarët 1 dhe 2), ndërsa gjyqtari G do të jetë Atdhe Goçaj.