Fëmijët e Bostonit deklasojnë LeBronin

Basketboll 13 Maj 2018 23:05

Në ndeshjen e parë të finaleve të NBA Playoff në konferencën e lindjes, Boston Celtics  ka mposhtur Cleveland Cavaliers me rezultat të thellë 108-83.

Boston Celtics në çererkun e parë hyri në seri 17-0 ndaj Cleveland Cavaliers, dhe krijoi epërsi deri në 20 pikë epërsi.

Lojtarët e rinj të Celtics, Broën dhe Tatum, ishin vendimtar për Celtics duke zhvilluar lojë të fortë në mbrojte po ashtu duke i konkretizuar mundësitë në sulm.

Pse mbrojta e Bostoni në përgjithësi ishte shumë efikase tregon bilanci i gjuajtjeve për tri pikë, i skuadrës Cavaliers. Ata shënuan 4 treshe nga 26 tentime.

Në një moment Cavaliers janë afruar deri në 14 pikë në fund të çerekut të tretë, mirëpo strategjia e Brad Stevens ishte në nivel të lartë dhe nuk lejoi befasi të ndodh.

Në fund, Boston Celtics ka fituar ndeshjen me 25 pikë diferencë ndaj Cavaliers.

LeBron James që po paraqitet në finalen e 9-të radhazi të konferencës lindore, shënoi 15 pikë, 7 kërcime dhe 9 asistime. /Insporti.com