Ferit Keta fiton duelin ndaj boksierit turk

Boks 08 Shtator 2018 23:03

Ferit Keta është fitues i duelit ndaj Fatih Mehmet Karakus.

Dominimi i Ketës ishte konstant gjatë gjithë duelit, por vendimtar ishte rundi i pestë i sfidës.

Rundi i parë pa dy sportistë që kishin hipur në ring për të studiuar lojën e kundërshtarit. Megjithatë më kërkues ishte boksieri kuqezi i cili mori më shumë iniciativën duke goditur herë pas here kundërshtarin turk.

Edhe rundi i dytë dhe i tretë nuk solli ndonjë suprizë, me dy boksierët që tentuan nga të gjitha mënyrat për të zënë në befasi kundërshtarin, por që nuk arritën t’ia dilnin.

Rundi i katërt nisi i vrullshëm për boksierin shqiptar, me Feritin që bëri disa goditje të sinkronizuara, duke fituar pikë dhe duke dhuruar spektakël tek të pranishmit.

Vendimtar ishte rundi i pestë. Në këtë rund Keta zbrasi disa grushte të forta në trupin e kundërshtarit turk, duke e detyruar këtë të fundit për t’i hapur udhë fitores së Ferit Ketës.