Figo, Saviola, Villa… 7-shat e Barcelonës para Coutinhos

Futboll 09 Gusht 2018 14:45

Pas shfaqjes me numrin 14 mbi shpinë në gjysmën e sezonit të kaluar, Philippe Coutinho tani ka zgjedhur të mbajë numrin 7.

Në fakt, që kur arriti te Barcelona, Coutinho kishte qëllimin për të luajtur me numrin 7, por në atë moment ai ishte “i rezervuar” për Antoine Griezmann, në rast se arrinte në verë.

Pas “jo” së francezit, Coutinho ka përfituar tani për të marrë numrin që donte.

Para Coutinho, lojtarët e tjerë, që e kanë veshur fanellën me numrin 7 te Barcelona që nga sezoni 1995/96, janë si më poshtë, teksa Luis Figo ishte “pronari” i parë i këtij numri:

Luis Figo (1995-2000)

Alfonso Pérez (2000-2001)

Javier Saviola (2001-2004)

Henrik Larsson (2004-2006)

Eidur Gudjohnsen (2006-2010)

David Villa (2010-2013)

Pedro Rodríguez (2013-2015)

Arda Turan (2015-2018)