Flamuri po, ekipi jo

Kombëtarja 09 Gusht 2018 23:12

Bosnja e Hercegovina nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe pasaportat e vendit tonë me ç’rast ka shkaktuar skandal ndërkombëtar duke refuzuar të pajisë me viza anëtarët e delegacionit të Kosovës, që duhet të marrin pjesë në FIBA Kampionatin Evropian U16, Divizioni B, përcjell Insporti.

Ishte paraparë që nesër Kosova ta zhvillojë ndeshjen e parë pikërisht me Bosnje e Hercegovinën, mirëpo deri më tash nuk janë pajisur me viza ekspedita kosovare.

Megjithatë, flamuri i Kosovës është vendosur në sallën ku do të bëhet hapja solemne.

Përndryshe FIBA veçse ka dërguar një letër me tone të ashpra në adresë të federatës boshnjake dhe pritet që kjo federatë të dënohet, ndërsa pa pjesëmarrjen e Kosovës nuk dihet edhe nëse do të zhvillohet kampionati. /Insporti.com/