Formacionet e frikshme të Barçës, me objektivin: Fitimin e Championsit (VIDEO)

Futboll 10 Gusht 2018 12:11

Skuadra (përbërja) e Barcelonës për sezonin e ri futbollistik duket shumë e mirë.

Trajneri Ernesto Vallverde ka në dispozicion elementë me shumë kualitet në rolë të ndryshme, teksa loja e katalanasve do të vijojë të ketë si pikë referimi Leo Messin.

Kuptohet, mbetet ende për t’u mbushur boshllëku që ka lënë në “kullën e regjisë” largimi i Andres Iniesta, por me ardhjen e Arturo Vidal do të ketë më shumë muskuj dhe energji ky repart.

Spanjollja “AS” ka formuluar përmes kësaj videoje dy top-formacionet blaugrana, të cilët kanë në horizont vetëm një objektiv fiks: të fitojnë Ligën e Kampionëve.