Futbollistët që dikur njiheshin si “Playboy” (Foto)

Futboll 11 Maj 2018 10:47

Legjenda e Brazilit, Romario, ofroi një këshillë të çuditshme për futbollistin e “Seleçaos” Gabriel Jesus dhe bashkëlojtarët e tij në përfaqësuese, se nëse dëshirojnë ta fitojnë Botërorin, duhet të jenë shumë aktiv në seks.

Kjo ngjalli diskutim dhe kujtime, lidhur me një pjesë të futbollistëve, që dikur përpos që kanë në majat e këtij sporti, po ashtu janë njohur edhe si “playboy” të vërtetë, duke u shoqëruar gjatë gjithë kohës me femra të shumta dhe të bukura.

Nga futbollistët e Manchester United si Dwight Yorke e George Best, e deri te braziliani Ronaldinho, të gjithë kanë qenë top futbollistë gjatë karrierës së tyre, e në të njëjtën kohë, kjo u ka sjell edhe famë pa limit në mesin femrave të bukura.

George Best, përveç një futbollist i nivelit të lartë, llogaritet si “Rock Star” i parë në botën e futbollit, për shkak të jetës së shfrenuar të natës që ka pas legjenda e “Djajve të Kuq”, me femra të shumta të bukura, alkool e gjëra tjera.

Ja disa prej fotografive ndër vite, të ish-futbollistëve në shoqërinë e gjinisë së bukur. /Insporti.com

George Best



Ronaldinho

  

Dwight Yorke



Antonio Cassano

Garrincha

Frank Worthington

George Best