Futbollisti shqiptar shënon gol të bukur në Gjermani

Futboll 10 Gusht 2018 20:31

Futbollisti shqiptar, Klaus Gjasula, e ka nisur për mrekulli aventurën në Bundesligën e Dytë të Gjermanisë, raporton Insporti.

Mesfushori nga Shqipëria në ndeshjen e sotme ka shënuar gol në fanellën e Paderbornit, ekip që e mposhti 2:0 Jahn Regensburgun në kuadër të xhiros së dytë të Bundesligës.

Gjasula shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 31-të, golin e parë në ndeshje.

28-vjeçari në këtë verë iu bashkua Paderbornit duke e lënë skuadrën e vogël gjermane, Hellescher.

Klausi është vëllai i vogël i Jurgen Gjasulës i cili ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë. /Insporti.com/