Garë atraktive në Grashticë, ky është fituesi

FASK 13 Maj 2018 16:20

Është zhvilluar gara e parë në disiplinën malore, e treta në përgjithësi për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm. Në një konkurrencë mjaft të  fortë, fitues i garës është Gazmend Demolli i DTM-së, i cili me Opel Astra pati kohë prej  03:32.444 minuta (përfshirë të dyja vozitjet, ndërsa shtegu ishte i gjatë 3 kilometra).

“Jam i kënaqur me suksesin e sotëm. Ishte një garë e mirë, me konkurrencë të fortë, ndërsa më e rëndësishmja është që nuk pati asnjë problem. Ishte përvojë e re për mua, pasi për herë të parë garova në klasën e 7-të. Sidoqoftë, vetura është në gjendje shumë të mirë, unë e dhashë maksimumin dhe suksesi nuk mungoi”, ka thënë Demolli.

Pas tij në plasmanin e përgjithshëm u rendit  Reshat Shabanii AK Ferizaj, i cili me Subarun e tij u vonua për  03.268 sekonda, ndërsa podiumi u plotësua me Osman Tovërlanin e DTM-së, i cili u paraqit me Audi dhe 03.655 sekonda ishte më i ngadalshëm se fituesi. Në plasmanin ekipor, pozita e parë i takoi DTM-së me 50 pikë, para Prizreni D&G me 47 dhe Kaçandolli PRT me 42 pikë.

 

Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1150 ccm – A)
1.Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) 04:09.53
2.Emin Sabir (Yugo – Prizreni D&G) +01:325
3.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) +05.477

Klasa 2 (mbi 1150-1400 ccm – N)
1.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G)
2.Burim Asllani (Suzuki – Ferizaj) +19.113

Klasa 3 (mbi 1150-1400 ccm – E1)
1.Valon Mehmeti (Lupo -DTM) 04:10.736
2.Egzon Ukëhaxhaj (Opel – DTM) +04.099
3.Endrit Efendia (Opel – HCR Gjakova) +20.498

Klasa 4 (mbi 1400-1600 ccm – S)
1.Valdet Kaçandolli (Suzuki – Kaçandolli PRT) 03:43.204
2.Leonit Thaqi (Peugeot – HCR Gjakova) +02.226
3.Premtor Taraku (Honda – Eurogoma RT) +05.815

Klasa 5 (mbi 1400-2000 ccm -N)
1.Faton Rama (Renault – RC Prishtina) 03:44.078
2.Hamit Mavriqi (Renault – RC Prishtina) +23.292
3.Artan Jahja (Peugeot – Kaçandolli PRT) +25.672

Klasa 6 (mbi 1600-deri 2000 ccm – E1, A, SP)
1.Besfort Hana (Opel – HCR Gjakova) 03:52.802
2.Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) +05.207

Klasa 7 (mbi 2000 ccm – N)
1.Gazmend Demolli (Opel – DTM) 03:32.444
2.Belkin Fazliu (Renault – Prizreni D&G)+14.714

Klasa 8 (mbi 2000 ccm – N)
1.Valon Jaha (BMW – Kaçandolli – PRT) 03:47.230

Klasa 9 (mbi 3000 ccm – E1)
1.Reshat Shabani (Subaru – Ferizaj) 03:35.712
2.Osman Tovërlani (Audi – DTM) +03.655
3.Mitat Vuqitërna (Audi – Rahoveci) +06.155

Promo
1.Rejnald Zyli (Corado – N/A) 04.08.112

Plasmani gjeneral:
1.Gazmend Demolli (Opel – DTM) 03:32.444
2.Reshat Shabani (Subaru – Ferizaj) 03:268
3.Osman Tovërlani (Audi – DTM) +06.923

Plasmani ekipor:
1.DTM 50 pikë
2.Prizreni D&G 47
3.Kaçandolli PRT 42