Gattuso flet për fitoren ndaj Sassuolos dhe Andre Silvan

Futboll 01 Tetor 2018 09:00

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka dhënë një intervistë mbrëmë pas fitores kundër Sassuolos 4-1 në kuadër të Serie A-së.

Mbrëmë italiani luajti pa sulmues kryesor, dhe u detyruar të luajë me Castillejon si sulmues kryesor, pasi Gonzalo Higuain ishte i lënduar dhe Patrick Cutrone nuk ishte i gatshëm, ndërkohë është pyetur për largimin e Andre Silvas në drejtim të Sevillas gjatë verës.

Sulmuesi portugez për një stinor në Milan nuk arriti ta dëshmojë veten, pasi nuk kishte hapësirë për të luajtur si startues, ndërsa në Sevilla deri më tani i ka shënuar 7 gola në La Liga, kurse në Serie A i shënoi vetëm dy gola në stinorin e kaluar.

“Andre Silva nuk dëshiroi të qëndrojë, kështu kur e dëgjova këtë, e dija se nuk mund ta bindësh dhe nuk mundja t’ia premtoja 20 ose 30 ndeshje. Nuk kisha dyshim që është një sulmues i madh, mirëpo askush nuk e largoi Andre Silvan. Ai dëshiroi të largohej”, ka thënë Gattuso.