Goli gjenial apo poshtërues? Shikoni dhe përgjigjuni vetë

Futboll 06 Gusht 2018 18:40

Në Ligën e Parë Sllovene, luhej ndeshja mes Murës dhe Domzales. Takimi shënonte shifrat 4-1, me vendasit që po arrinin një fitore të thellë. Por, në minutën e 77-të, kur sulmuesi Susnjara, gjendet i vetëm përballë portierit të Domzales, bën një veprim fantastik.

Goli është bërë viral në rrjetet sociale, me tifozët që janë ndarë mes tyre. Të shumtë janë ata që e cilësojnë një lëvizje prej gjeniu atë të sulmuesit, ndërsa po ashtu ka edhe komente që e akuzojnë për mungesë respekti sulmuesin.