Guardiola: De Bruyne nuk shitet as për këtë shifër

Futboll 14 Shtator 2018 22:20

Pep Guardiola ka folur për shumë gjëra rreth Manchester Cityt në konfrencë për shtyp para përballjes me Fulham që e zhvillojnë këtë të shtunë.

Ai u pyet së pari për idenë që ndeshjet të zhvillohen jashtë vendit. “Kjo është një pyetje për njerëzit që e vendosin këtë gjë, në Itali ata luajnë Superkupën në një vend tjetër, është biznesi, sport, por edhe biznes. Nëse diçka e tillë funksionon, atëherë do të ndodhë, ndoshta edhe në shumë vende në të ardhmen”, deklaroi Guardiola.

Trajneri foli edhe për shitjen e mundshme të Kevin De Bruynes.

“Jorge Valdano më pyeti nëse do ta shisja atë për 250 milionë euro, i thashë jo. Në Angli nuk ka klauzola lirimi”.

Së fundmi, ai e nderoi edhe pronarin e klubit, Sheikh Mansourin. “Ai është personi më i rëndësishëm në Manchester City. Ai na ndihmon të ecim përpara. Ata kanë investuar dhe kanë zgjedhur njerëzit e duhur, pasi vetëm paratë nuk do të kryenin punë. Ai e di për të gjitha gjërat që ndodhin këtu në klub”, ka thënë Guardiola.