Guardiola: Pas vetëm tri stërvitjeve, Messi më tha ‘më pëlqen ky lojtar’

Futboll 14 Shtator 2018 08:38

Lionel Messi ishte impresionuar nga Sergio Busquets pas vetëm tri ditësh stërvitje me Barcelonën, sipas Guardiolës.

Busquets, 30-vjeçar, luajti me Guardiolan te Barcelona B, para se ta ndjekë atë në ekipin e parë në sezonin 2008/09.

Reprezentuesi i Spanjës u shndërruar në çelësin e skuadrës, duke fituar me të në fushë shtatë tituj të La Ligas dhe tre trofe të Champions League dhe shumë Kupa e Superkupa tjera.

Guardiola ka zbuluar se si talenti i Busquets i ka rënë menjëherë në sy Messit.

“Më kujtohet çfarë më tha Messi”, u shpreh Guardiola për “Universo Valdano”.

“Pas vetëm dy apo tri ditë stërvitje me të, ai erdhi dhe më tha, ‘më pëlqen ky’. Dhe unë i thash, ‘kur ka telashe, ai do të jetë aty’,”, shtoi ai.

“Busquets bën gjithçka për lojtarët që i ka përreth, ai bën që skuadra të luajë”. /Insporti.com/