Henderson “tallet” me kameramanin, shkak gruaja e tij (VIDEO)

Futboll 14 Shtator 2018 16:47

Jordan Henderson është bërë protagonist i një video mjaft interesante. Ai po përgatitej për një spot për klubin e Liverpoolit, por mesa duket ngjarja që ka ndodhur ka marrë më shumë vëmendje se vetë spoti.

Henderson kishte celularin e njërit prej kameramanëve dhe në atë moment mbërrin një mesazh ku e lajmëronte se bashkëshortja e tij po lindte fëmijën. “A mos është gruaja juaj shtatzënë? Duhet të nxitoni” dëgjohet të thotë kapiteni. “Mos e vrit mendjen, do të jetë mirë edhe për 20 minuta”, ishte batuta e kameramanit.

Zhordan Hederson on Vidnews.